External Publication
Visit Post

Kush është trajneri i ri gjerman i FC Malishevës?

Zhurma Press June 20, 2026
Source

MALISHEVË — Klubi i futbollit FC Malisheva ka zyrtarizuar emërimin e teknikut gjerman, Thomas Brdaric, si trajner të ri të FC Malishevës për edicionin e ri. Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, klubi konfirmoi marrëveshjen me trajnerin gjerman, duke shpresuar që përvoja e tij të sjellë strukturë dhe kulturë fituese.

Brdaric zëvendëson Bylbyl Sokolin në krye të skuadrës. Gjermani e njeh mirë ligën vendore, pasi së fundmi drejtoi Drenicën në Superligën e Kosovës për 20 ndeshje, duke shënuar 10 fitore, tri barazime dhe shtatë humbje. Më parë, ai ka drejtuar edhe dy skuadra të tjera shqiptare, Vllazninë e Shkodrës dhe Shkëndijën.

Malisheva e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e dytë në tabelë dhe siguroi kualifikimin për në Ligën e Konferencës. Në raundin e parë kualifikues të këtij kompeticioni, skuadra e drejtuar nga Brdaric do të luajë ndaj Vllaznisë së Shkodrës, e cila është njëra nga ish-skuadrat e drejtuara më parë nga trajneri gjerman.

Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...