External Publication
Visit Post

Si e ktheu parada e 'Albanian Roots' New Yorkun në festë kuqezi?

Zhurma Press June 20, 2026
Source

NEW YORK — Parada Shqiptare, e organizuar nga organizata 'Albanian Roots', ka mbledhur mijëra shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi në rrugët e New Yorkut. Ky manifestim vjetor e ktheu qendrën e qytetit në një arenë festive kuqezi, ku u parakalua me veshje tradicionale.

Përveç festimeve me muzikë folklorike dhe flamuj kombëtarë, ngjarja synon të ndërlidhë komunitetin dhe të promovojë trashëgiminë shqiptare tek brezat e rinj në diasporë. Albanian Roots, e themeluar në vitin 2009, e konsideron këtë paradë si projektin e saj kryesor për forcimin e lidhjeve ndërmjet shqiptaro-amerikanëve.

Ky aktivitet tashmë tërheq jo vetëm komunitetin shqiptar, por edhe përfaqësues të institucioneve amerikane dhe qytetarë të kombësive të ndryshme. Kjo e shndërron paradën vjetore në një manifestim të rëndësishëm kulturor dhe qytetar që promovon unitetin e diasporës shqiptare.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...