External Publication
Visit Post

Çfarë ndodhi në Paradën e Krenarisë në Milano?

Zhurma Press June 28, 2026
Source

MILANO — Elodie dhe balerina shqiptare, Françeska Nuredini, tërhoqën vëmendjen gjatë Paradës së Krenarisë në Milano, ku u shfaqën së bashku duke kënduar dhe festuar me mijëra pjesëmarrës. Këngëtarja publikoi në rrjetet sociale disa video nga atmosfera, ndërsa në njërën prej tyre shihet duke shkëmbyer një puthje me Françeskën.

Françeska Nuredini, e lindur në Shqipëri në vitin 2001 dhe e rritur në Genova të Italisë, është një balerinë profesioniste që ka bashkëpunuar me artistë të njohur si J-Ax, Sfera Ebbasta dhe vetë Elodie. Çifti u shfaq për herë të parë publikisht në një aktivitet të tillë si partnerë, duke marrë pjesë në edicionin e 25-të të Krenarisë në Milano.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...