External Publication
Visit Post

Si synon Real Madridi ta transferojë yllin francez Michael Olise?

Zhurma Press June 20, 2026
Source

MADRID — Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e ka përcaktuar sulmuesin Michael Olise si dëshirën e tij absolute për ta transferuar në kryeqytetin spanjoll. Perez kërkon një tjetër “Galactico”. Ky është termi që përdoret tradicionalisht për blerjet e bujshme të klubit madrilen.

Sipas raportimeve nga mediumi spanjoll Defensa Central, drejtuesit e klubit “Los Blancos” janë të gatshëm të përfshijnë në negociata yjet Aurelien Tchouameni ose Eduardo Camavinga. Transferimi i Olise pritet t'i kushtojë Real Madridit një shifër mes 100 dhe 130 milionë eurove, ndërkohë që paralelisht mund të negociohet largimi i njërit prej mesfushorëve francezë.

Në anën tjetër, Michael Olise aktualisht ndodhet në grumbullim me përfaqësuesen e Francës në Kampionatin Botëror. Sulmuesi tregoi një formë të lartë që në start, duke u shpallur “Man of the Match” në ndeshjen e parë të grupit ku francezët luajtën kundër Senegalit.

Burim: IndeksOnline — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...