{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreigjl72l7q6sirhpukpcaqoiu5wlenvy5bdaxwp5pxpw5uwnkp3uuu",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3moq6x72jb4z2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreihsk3rrpocim6r6d4ald4mrrs3thydt5rvwvxoggxdpilt6p75zca"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 265934
},
"description": "Klubi spanjoll po shqyrton përfshirjen e Aurelien Tchouameni ose Eduardo Camavinga në negociata për blerjen që mund të kushtojë deri në 130 milionë euro.",
"path": "/si-synon-real-madridi-ta-transferoje-michael-olise/",
"publishedAt": "2026-06-20T15:40:21.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"IndeksOnline"
],
"textContent": "MADRID — Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e ka përcaktuar sulmuesin Michael Olise si dëshirën e tij absolute për ta transferuar në kryeqytetin spanjoll. Perez kërkon një tjetër “Galactico”. Ky është termi që përdoret tradicionalisht për blerjet e bujshme të klubit madrilen.\n\nSipas raportimeve nga mediumi spanjoll Defensa Central, drejtuesit e klubit “Los Blancos” janë të gatshëm të përfshijnë në negociata yjet Aurelien Tchouameni ose Eduardo Camavinga. Transferimi i Olise pritet t'i kushtojë Real Madridit një shifër mes 100 dhe 130 milionë eurove, ndërkohë që paralelisht mund të negociohet largimi i njërit prej mesfushorëve francezë.\n\nNë anën tjetër, Michael Olise aktualisht ndodhet në grumbullim me përfaqësuesen e Francës në Kampionatin Botëror. Sulmuesi tregoi një formë të lartë që në start, duke u shpallur “Man of the Match” në ndeshjen e parë të grupit ku francezët luajtën kundër Senegalit.\n\n_Burim:_ IndeksOnline\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Si synon Real Madridi ta transferojë yllin francez Michael Olise?",
"updatedAt": "2026-06-20T15:40:22.275Z"
}