Kush është drejtori i ri sportiv i Malishevës?
MALISHEVË — Pas largimit të Sami Borocit, skuadra e Malishevës ka prezantuar Arbias Morinën si Drejtorin e ri Sportiv të klubit. Morina ka qenë pranë klubit për shumë vite, duke njohur kështu nga afër strukturën, kulturën dhe mënyrën e funksionimit të skuadrës kosovare përpara marrjes së kësaj detyre të rëndësishme.
Gjatë tre viteve të fundit, Morina ka punuar si agjent i lojtarëve, eksperiencë kjo që i ka mundësuar ndërtimin e një rrjeti të gjerë bashkëpunimesh në futboll. Ai gjithashtu ka fituar përvojë të vlefshme në menaxhimin dhe zhvillimin e talenteve të reja që do t'i shërbejnë skuadrës.
Klubi u shpreh i bindur se me vizionin dhe përvojën e tij, drejtori i ri do të japë një kontribut të madh në realizimin e objektivave sportive.
Burim: IndeksOnline — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere