{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreiedv7i2g62jemaqj5wjfwbczwyajshuy2nbtpw6d3dl3arjtn3ywy",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mopy54ud2ll2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreielarzopflx7dhli4plgsfycrwnvjv7yiwwvb66gnutrfwyjps2ke"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 328315
},
"description": "Arbias Morina, ish-agjent i lojtarëve me përvojë trevjeçare në menaxhimin e talenteve, merr drejtimin sportiv pas largimit të Sami Borocit.",
"path": "/kush-eshte-drejtori-i-ri-sportiv-i-malisheves/",
"publishedAt": "2026-06-20T13:38:24.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"IndeksOnline"
],
"textContent": "MALISHEVË — Pas largimit të Sami Borocit, skuadra e Malishevës ka prezantuar Arbias Morinën si Drejtorin e ri Sportiv të klubit. Morina ka qenë pranë klubit për shumë vite, duke njohur kështu nga afër strukturën, kulturën dhe mënyrën e funksionimit të skuadrës kosovare përpara marrjes së kësaj detyre të rëndësishme.\n\nGjatë tre viteve të fundit, Morina ka punuar si agjent i lojtarëve, eksperiencë kjo që i ka mundësuar ndërtimin e një rrjeti të gjerë bashkëpunimesh në futboll. Ai gjithashtu ka fituar përvojë të vlefshme në menaxhimin dhe zhvillimin e talenteve të reja që do t'i shërbejnë skuadrës.\n\nKlubi u shpreh i bindur se me vizionin dhe përvojën e tij, drejtori i ri do të japë një kontribut të madh në realizimin e objektivave sportive.\n\n_Burim:_ IndeksOnline\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Kush është drejtori i ri sportiv i Malishevës?",
"updatedAt": "2026-06-20T13:38:24.882Z"
}