External Publication
Visit Post

Nafta shitet 3 centë më lirë pas vendosjes së tavanit të ri

Zhurma Press June 20, 2026
Source

PRISHTINË — Litri i naftës në Kosovë sot shitet me 1.40 euro, që shënon një ulje prej 3 centësh krahasuar me ditën e premte. Ky ndryshim vjen pasi MINTI ul tavanin e çmimeve për naftën dhe benzinën në Kosovë.

Përveç naftës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar çmimet edhe për produktet e tjera të derivateve. Sipas këtij vendimi, benzina sot kushton 1.33 euro për litër, ndërsa çmimi i gazit është caktuar në 67 centë për litër.

Nga ministria kanë bërë të ditur se këto çmime tavan zyrtarisht kanë hyrë në fuqi duke filluar nga ora 10:00.

Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...