MINT publikon çmimet e derivateve: nafta 1.40 euro, benzina 1.33
Zhurma Press
June 20, 2026
PRISHTINË — Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet zyrtare të derivateve të naftës për sot në Kosovë. Sipas njoftimit të këtij dikasteri, çmimi për një litër naftë është caktuar në 1 euro e 40 centë, ndërsa për benzinën është 1 euro e 33 centë.
Krahasuar me ditën e djeshme, nafta është 3 centë më lirë, kurse benzina shitet për 2 centë më pak. Po ashtu, çmimi i gazit për sot është vendosur në 0.67 centë. Ky rregullim i ri i çmimeve vjen në kohën kur MINTI ul tavanin e çmimeve për derivatet.
Burim: Insajderi — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere