External Publication
Visit Post

Pse Parlamenti Evropian rrëzoi afatin e Edi Ramës për vitin 2030?

Zhurma Press June 20, 2026
Source

BRUKSEL — Parlamenti Evropian ka miratuar raportet e integrimit për pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke rrëzuar propagandën e kryeministrit Edi Rama për anëtarësimin e Shqipërisë në vitin 2030. Ndryshe nga Tirana, për Podgoricën fqinje legjislativi i BE-së ka përcaktuar një vit konkret integrimi.

Mali i Zi pritet të bëhet anëtar në vitin 2028, pasi pritet të përmbyllë bisedimet brenda këtij viti. Për Shqipërinë, dokumenti thekson vetëm synimin e saj për të mbyllur negociatat në vitin 2027, duke kërkuar luftë ndaj korrupsionit. Ndërkohë, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja shfaqin ngecje në progres.

Eurodeputetët miratuan edhe një tekst me tone të ashpra për qeverisjen e Edi Ramës, duke u ndalur specifikisht te protestat e fundit në vend. Për Tiranën zyrtare, mungesa e një date konkrete dëshmon se rruga drejt Brukselit nuk kalohet me retorikë boshe.

Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...