External Publication
Visit Post

Çfarë mision historik shpreh Rama në 35-vjetorin e PS-së?

Zhurma Press June 12, 2026
Source

TIRANË — Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministër Edi Rama uroi sot anëtarët e partisë për 35-vjetorin e themelimit, duke shprehur «bindjen e patundur në misionin historik» për të ngjitur Shqipërinë «në majën e Europës së Bashkuar» deri në vitin 2030.

Në mesazhin e tij, Rama shkroi: «Mirëmëngjes dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë.»

Festimet e 35-vjetorit do të zhvillohen sot në orën 17:30 në sheshin «Italia» në Tiranë.

Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...