External Publication
Visit Post

Si pretendon Izet Mexhiti se VLEN mori 'hisen' e shqiptarëve?

Zhurma Press June 19, 2026
Source

SHKUP — Bashkëkryetari i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, deklaroi se në këto dy vite si partnerë në qeveri kanë marrë hisen që u takon shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Gjatë një interviste për Alsat-M, ai theksoi se ky kontribut vërehet me shifra dhe numra konkretë.

Sipas Mexhitit, mbi 3 miliardë euro janë ndarë për vendbanimet shqiptare duke filluar nga projektet e rëndësishme si Korridori 8 dhe Rruga Shkup-Bllacë. Ai gjithashtu përmendi Universitetin 'Nënë Tereza' dhe Sheshin Skënderbe, krahas mbi 100 milionë eurove të ndara për komunat shqiptare.

Bashkëkryetari i koalicionit këmbëngul se këto projekte tashmë po realizohen dhe nuk mbeten vetëm në letër. Sipas tij, flitet ekskluzivisht për investime dhe numra konkretë, ku dëshmia kryesore e këtij realizimi të vazhdueshëm janë vetë qytetarët.

Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...