External Publication
Visit Post

Pse Izet Mexhiti po e akuzon Gjykatën Kushtetuese për rrugët e Tetovës?

Zhurma Press June 19, 2026
Source

SHKUP — Bashkëkryetari i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emrave të rrugëve në Tetovë. Gjatë një interviste për televizionin Alsat, Mexhiti deklaroi se ky vendim për rrugët e Tetovës tregon se Kushtetuesja është vënë në shërbim të opozitës.

Sipas tij, faji kryesor për këtë shfuqizim bie mbi vetë Bashkimin Demokratik për Integrim. Ata kishin miratuar një vendim joligjor e gjysmak pa pëlqimin e qeverive për 20 vite me radhë. Po të ishte vendim ligjor, asnjë gjykatë e instrumentalizuar nuk do ta shfuqizonte dot.

Sipas Mexhitit, Gjykata po punon për të krijuar probleme dhe marrëdhënie ndëretnike të komplikuara, me qëllim që të poentojë opozita aktuale. Ai e krahasoi këtë rast me pllakën te sheshi Skënderbeu, e cila është tërësisht ligjore dhe nuk mund të shfuqizohet asnjëherë nga askush.

Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...