Pse po nxiton Barcelona për Jorge Salinas?
Zhurma Press
June 19, 2026
BARCELONË — Klubi i Barcelonës është shumë pranë zyrtarizimit të mbrojtësit 19-vjeçar të Racing Santander, Jorge Salinas. Drejtori sportiv Deco po nxiton ta mbyllë marrëveshjen përpara 30 qershorit, pasi nga 1 korriku klauzola e lojtarit dyfishohet nga 8 në 16 milionë euro.
Salinas shkëlqeu këtë sezon duke ndihmuar Racingun të ngjitet në LaLiga me 7 asistime në 33 ndeshje. Ai luan si mbrojtës i majtë dhe qendror, një profil ky që pëlqehet shumë nga trajneri Hansi Flick.
Barcelona po tenton të ulë çmimin e kartonit duke përfshirë në marrëveshje huazimin e ndonjë talenti nga akademia. Plani i klubit është që Salinas ta kryejë parasezonin me ekipin e parë të skuadrës.
Burim: Insajderi — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere