Pse Haziri thotë se askush s'ka mandat për të bllokuar?
PRISHTINË — Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se rezultati i zgjedhjeve ka krijuar një detyrim politik për bashkëpunim ndërmjet partive, me qëllim formimin e institucioneve të reja të vendit. Haziri shtoi se rendi kushtetues dhe fryma e Kushtetutës kërkojnë bashkëpunim.
"Nëse nuk e bëjmë një rend, nëse nuk e respektojmë një rend kushtetues, nëse nuk e besojmë që vullneti politik i qytetarëve për herë të tretë nuk i ka dhënë askujt shumë — kërkon bashkëpunim", tha Haziri në Klan Kosova. Ai theksoi se asnjë subjekt nuk ka marrë mandat për të qeverisur i vetëm, as për të bllokuar proceset.
Nënkryetari i LDK-së shtoi se demokracia parlamentare e zgjedhur nga Kosova kërkon institucione të ndërtuara nëpërmjet marrëveshjeve. "Vota qytetare konfirmon detyrim në bashkëpunim. Fryma jonë kushtetuese kërkon bashkëpunim — ne kemi vendosur shpirt Kushtetutës bashkëpunimin si çelës të ndërtimit të institucioneve", tha ai.
Haziri propozoi modelin e "marrëveshjes në pako" si zgjidhjen e vetme funksionale — parimi sipas të cilit nëse nuk arrihet konsensus gjithëpërfshirës, asgjë nuk vlen. "Nëse nuk ka marrëveshje nuk vlen asgjë, sepse kjo e prodhon këtë. Çdo ditë që presim është vonë", deklaroi ai.
Si shembull, Haziri evokoi skenarin hipotetik: po të kishte dalë LDK-ja partia e parë, ftesat për bashkëpunim institucional do të ishin bërë "me të 8-tin në mëngjes" — menjëherë pas zgjedhjeve, pa pritur fare. Sipas tij, situata ku asnjë parti nuk ka shumicë e bën bashkëpunimin jo zgjedhje, por detyrim kushtetues.
Burim: Zëri — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere