External Publication
Visit Post

Çfarë ofron LDK-ja për presidentin pas zgjedhjeve?

Zhurma Press June 18, 2026
Source

PRISHTINË — Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se me 18 mandatet e partisë së tij mund të zgjedhet presidenti i vendit. Në emisionin "Pressing" në T7, ai u shpreh se emri i Vjosa Osmanit "nuk është problem për arritjen e një marrëveshje për t'i dhënë vendit stabilitet".

"Ju siguroj edhe sot që vetë ajo ka konfirmu që nuk është asnjëherë emri i saj problem për arritjen e një marrëveshje për t'i dhënë vendit stabilitet dhe normalitet", tha Haziri. I pyetur nëse Osmani tërhiqet për t'u arritur marrëveshja, ai u përgjigj: "Natyrisht që ne në bisedime hyjmë me emra konkret për çdo pozicion, nuk ka nevojë me u tërheq edhe pa u ftuar…".

LDK-ja ka hyrë në bisedime pas zgjedhjeve të 8 qershorit me një pozicion të dobësuar — 18 mandate nga 120 të Kuvendit. Vjosa Osmani, e zgjedhur president në vitin 2021 me mbështetjen e LDK-së e VV-së, tani del e komplikuar si kandidatë konsensusi mes dy partive që kanë ndërtuar raporte të acaruara.

Burim: IndeksOnline_, https://indeksonline.net/haziri-thote-se-me-18-mandatet-e-ldk-se-mund-te-zgjedhet-presidenti/ — Redaksia ZHURMA_

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...