Pse Rama invokoi Mit'hat Frashërin kundër deputetëve të Mundësisë?
Zhurma Press
June 18, 2026
TIRANË — Votimi i projektligjeve në seancën plenare të së mërkurës u shoqërua me replika mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri. Rama ndau momente nga seanca në rrjetet sociale.
«Kushedi si rrotullohet në varr i ndjeri Mit'hat Frashëri me këta karagjozë të dalë nga koteci i kokës. Natën, shijojeni me kë ju do qejfi dhe mos e çani kokën për ulëritësit e rrugëve, se aq u mban koteci të shkretëve» — shkroi Rama, duke ndarë gjithashtu video ironizuese mbi situatën e krijuar në Kuvend.
Ndërkohë, Kuvendi miratoi me 84 vota amnistinë penale, si dhe disa projektligje të tjera. U rrëzuan tri nisma opozitare të Kliti Hotit, Erald Kaprit dhe Jorida Tabakut.
Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere