{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreig7gajbzze6bxjca67nhi4gym5drgqlcqlfhwy4xj76g4thl6ibb4",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3molr6oacfe42"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreier2q45g5hhb7lm7yz5tuapnbedbnvkwyrxpd5bxfbbnrydmgcjta"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 91856
  },
  "description": "Kryeministri ndau video ironizuese nga seanca plenare, duke quajtur deputetët Shehaj dhe Kapri 'karagjozë të dalë nga koteci i kokës'.",
  "path": "/rama-mithat-frasheri-mundesia-seance-plenare/",
  "publishedAt": "2026-06-18T21:23:19.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Kuvendi miratoi me 84 vota amnistinë penale",
    "ATSH"
  ],
  "textContent": "TIRANË — Votimi i projektligjeve në seancën plenare të së mërkurës u shoqërua me replika mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri. Rama ndau momente nga seanca në rrjetet sociale.\n\n«Kushedi si rrotullohet në varr i ndjeri Mit'hat Frashëri me këta karagjozë të dalë nga koteci i kokës. Natën, shijojeni me kë ju do qejfi dhe mos e çani kokën për ulëritësit e rrugëve, se aq u mban koteci të shkretëve» — shkroi Rama, duke ndarë gjithashtu video ironizuese mbi situatën e krijuar në Kuvend.\n\nNdërkohë, Kuvendi miratoi me 84 vota amnistinë penale, si dhe disa projektligje të tjera. U rrëzuan tri nisma opozitare të Kliti Hotit, Erald Kaprit dhe Jorida Tabakut.\n\n_Burim:_ ATSH\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Pse Rama invokoi Mit'hat Frashërin kundër deputetëve të Mundësisë?",
  "updatedAt": "2026-06-18T21:23:19.201Z"
}