External Publication
Visit Post

Çfarë propozoi Begaj në Kirgistan: linjë ajrore Tiranë–Bishkek?

Zhurma Press June 18, 2026
Source

BISHKEK — Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Kirgistan, ku u prit nga presidenti Sadyr Zhaparov. Takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe angazhimin për të përshpejtuar mbylljen e marrëveshjeve në proces mes dy vendeve.

Propozimi konkret i Begajt: një linjë ajrore direkte Tiranë–Bishkek. "Dy vendet do të afrohen më shumë me njëri-tjetrin nëse i bëjnë qytetarët e tyre të njohin më shumë njëri-tjetrin," tha presidenti shqiptar. Vizita u kurorëzua me nënshkrimin e një Deklarate të Përbashkët dhe me shprehjen e vullnetit për bashkëpunim brenda organizatave ndërkombëtare.

Begaj i përcolli Zhaparovit përgëzime për zgjedhjen e Kirgistanit si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me mandat që fillon më 1 janar 2027, duke shprehur bindjen se Kirgistani do të mbrojë vlerat e Kombeve të Bashkuara.

Presidenti shqiptar mori pjesë edhe në Forumin Ndërkombëtar të Isyk-Kulit, të themeluar në vitin 1986 nga shkrimtari kirgiz Chingiz Aitmatov. Begaj theksoi rëndësinë e dialogut intelektual mes Lindjes dhe Perëndimit si themel për paqen dhe mirëkuptimin ndërmjet popujve.

Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...