External Publication
Visit Post

Çfarë pyeti BDI-ja kur Bekim Sali mungoi nga parlamenti?

Zhurma Press June 18, 2026
Source

SHKUP — Koordinatorja parlamentare e BDI-së, Rina Ajdari, shprehu shqetësim pasi zëvendëskryeministri Bekim Sali mungoi nga sesioni i sotëm i pyetjeve. Ajo i kërkoi kryeparlamentarit Gashi që pyetja e saj t'i dorëzohet Salit në gjuhën shqipe — jo maqedonase, siç i kishte arritur pyetja ministrit Azir Aliu.

Ajdari pyeti nëse Sali është i njoftuar se Parlamenti Evropian ka miratuar amandament që u bën thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut të zgjidhin çështjen e gjuhës shqipe dhe zbatimin praktik të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit — si dhe nëse do t'i marrë parasysh porositë e Brukselit.

Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...