Çfarë kërkon PE nga Shkupi për gjuhën shqipe në provimet e jurisprudencës?
STRASBURG — Parlamenti Evropian miratoi raportin e Komitetit për Punë të Jashtme (AFET) mbi Maqedoninë e Veriut, të hartuar nga raportuesi Thomas Waitz. Raporti vlerësoi gjetjet e Komisionit Evropian, duke theksuar mungesën e përparimit në reformat gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit.
Në të njëjtin seancë, PE miratoi edhe një amendament që trajton përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut. Eurodeputetët i kërkuan autoriteteve të zgjidhin sa më shpejt këtë çështje, duke kërkuar zbatimin e plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në aspektin ligjor dhe praktik.
Parlamenti Evropian theksoi gjithashtu se protestat e studentëve nuk duhet të paraqiten si faktor destabilizues apo të motivuara politikisht, duke kërkuar qasje të kujdesshme dhe të balancuar në trajtimin e tyre. Institucionet vendore duhet të angazhohen për zgjidhje të shpejtë, në përputhje me standardet evropiane për të drejtat gjuhësore.
Burim: ATSH_,_ https://ata.gov.al/2026/06/17/strasburg-pe-miraton-amendamentin-per-gjuhen-shqipe-ne-provimin-e-jurisprudences-ne-rmv/ — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere