External Publication
Visit Post

Çfarë sjell plani i rishikuar i barazisë gjinore 2026–2030?

Zhurma Press June 18, 2026
Source

TIRANË — Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (MSHMS) zhvilloi sot një konsultim teknik me nëpunësit e barazisë gjinore të institucioneve publike qendrore, në kuadër të rishikimit të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2026–2030.

Plani i rishikuar, sipas MSHMS, synon të forcojë qasjen ndaj dhunës me bazë gjinore, fuqizimin ekonomik dhe pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje. Ai do të jetë "më i qartë në objektiva, më i matshëm përmes treguesve të standardizuar dhe më i lidhur me politikat dhe buxhetimin për rezultate konkrete".

Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021–2030 u përgatit nga MSHMS në koordinim me ministritë e tjera, njësitë e vetëqeverisjes vendore, institucionet e pavarura, organizatat e shoqërisë civile, akademinë, si dhe organizatat ndërkombëtare që punojnë për arritjen e barazisë gjinore dhe zvogëlimin e dhunës në familje.

Qeveria e Shqipërisë e cilëson strategjinë si udhërrëfyes drejt një shoqërie ku të gjithë individëve — pavarësisht gjinisë, vendbanimit, përkatësisë etnike ose shprehjes gjinore — u garantohen mundësi të barabarta. MSHMS e konsideron adresimin e barazisë gjinore si kusht drejt "zhvillimit të qëndrueshëm".

Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...