External Publication
Visit Post

Çfarë tregojnë 37 apelet e refuzuara për procesin ndaj Thaçit?

Zhurma Press June 18, 2026
Source

HAGË — Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Misetic, ka ngritur shqetësime mbi efektivitetin e së drejtës për apelim gjatë procesit për krime lufte ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në një postim në platformën X, ai argumentoi se konteksti i plotë gjyqësor duhet të merret parasysh kur vlerësohen ankesat e mbrojtjes.

"Konteksti duhet të merret në konsideratë gjatë shqyrtimit të efektivitetit të së drejtës për të apeluar shkeljet e standardeve të gjykimit të drejtë," shkroi Misetic. Sipas tij, të pandehurit në çështjen "Thaçi etj." kanë iniciuar gjithsej 37 apele të ndërmjetme — dhe secila prej tyre është refuzuar nga Paneli i Apelit.

Deklarata vjen pasi Misetic ka sfiduar tashmë pretendimet e Speciales për garantimin e gjykimit të drejtë. Me 37 refuzime pa asnjë përjashtim, mbrojtja argumenton se e drejta e ankesës nuk po funksionon efektivisht në praktikë.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...