External Publication
Visit Post

Pse i procedon policia aktivistët pas protestave kundër Ramës?

Zhurma Press June 18, 2026
Source

TIRANË — Avokati i Popullit, Endrit Shabani, priti sot një grup aktivistësh ndaj të cilëve policia ka nisur procedime penale pas protestave kundër kryeministrit Rama. Mbi bazën e ankesës së tyre, institucioni ka hapur verifikimin e veprimeve të policisë, duke iu shtuar zërit aktivistëve që pretendojnë se procedimet janë të pabazuara dhe synojnë dekurajimin e të drejtës për të protestuar.

Zyra e Avokatit të Popullit po vlerëson nëse veprimet e policisë përmbushin parimet e proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë, sipas Kushtetutës shqiptare dhe Nenit 11 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

"Kur policia procedon qytetarë vetëm sepse protestuan, barra e provës nuk është tek protestuesit por te policia, e cila duhet të vërtetojë që ata realisht kanë shkelur ligjin", deklaroi Shabani. Hetimi administrativ do të vijojë për t'u siguruar që e drejta për tubim të mos cenohet.

Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...