External Publication
Visit Post

Përparim Rama: Qeveria e bllokoi tri herë rrugën 'A'

Zhurma Press June 18, 2026
Source

PRISHTINË — Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se projekti i Rrugës A ka hyrë në fazën finale të realizimit, me nisjen e punimeve për asfaltim. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se projekti ishte bllokuar tri herë nga Qeveria e Kosovës, duke përfunduar në procedura gjyqësore.

"Ky projekt tri herë është bllokuar nga qeveria, duke na dërguar në gjykatë. Tri herë e kemi fituar rastin. Tash po kryhet", ka shkruar Rama. Sipas tij, Komuna e Prishtinës ka dalë fituese në të gjitha tre rastet gjyqësore.

Rama ka theksuar se punimet tashmë po vazhdojnë me asfaltimin e rrugës, duke e cilësuar këtë si hap të rëndësishëm drejt përfundimit të një prej projekteve infrastrukturore në kryeqytet.

Burim: Demokracia_, https://demokracia.com/kete-projekt-tri-here-e-ka-blloku-qeveria-tu-na-cu-ne-gjykate-perparim-rama-publikon-pamje-nga-asfaltimi-i-rruges-a/ — Redaksia ZHURMA_

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...