External Publication
Visit Post

Anglia mposht Kroacinë 4-2 në hapjen e Kupës së Botës

Zhurma Press June 18, 2026
Source

ARLINGTON — Kombëtarja e Anglisë e nisi me fitore aventurën në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Kroacinë me rezultat 4-2 në ndeshjen e parë të Grupit L. “Tre Luanët” kaluan dy herë në epërsi gjatë pjesës së parë me Harry Kane, por kroatët reaguan në të dy rastet: Martin Baturina shënoi për 1-1, ndërsa Petar Musa barazoi në 2-2 pak para pushimit.

Jude Bellingham riktheu epërsinë në pjesën e dytë, ndërsa Marcus Rashford vulosi fitoren me golin për 4-2. Trajneri Thomas Tuchel pranoi se skuadra luajti dobët në të parën, por reagoi shkëlqyeshëm. “Gjëja më e rëndësishme është se si reagon pasi pranon një gol”, tha ai pas ndeshjes.

Tuchel theksoi se anglezët krijuan shumë raste dhe meritonin fitoren, pavarësisht se ishin pasivë pas golave të shënuara. Me tre pikët e para, Anglia konfirmon statusin e pretendentes kryesore për triumfin në Botëror.

Kroacia, nga ana tjetër, do të kërkojë të rikuperohet në ndeshjet e ardhshme për të mbetur në garë për kualifikim nga grupi.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...