External Publication
Visit Post

Pse e quan Taravari VLEN-in dështim të dhimbshëm?

Zhurma Press June 18, 2026
Source

SHKUP — Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, e ka cilësuar VLEN-in si një dështim të dhimbshëm. Sipas tij, përgjegjës për këtë gjendje janë "dy-tre persona" që po dëmtojnë të gjithë grupin, ndërsa pjesa tjetër janë "miq dhe shokë që po bëhen kurban".

"Dështimi i VLEN-it është i dhimbshëm për mua. Ata nuk janë armiqtë e mi, përkundrazi, shumica janë miq e shokë që po bëhen kurban nga egoizmi patetik i dy-tre vetave!" — ka deklaruar Taravari. Ai shtoi: "Asnjëherë ne shqiptarët nuk kemi qenë kaq keq sa në drejtimin e kësaj qeverie!"

Taravari e ka bërë këtë deklaratë në një moment kur koalicioni VLEN qëndron në qeverinë e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, por raportet brenda tij mbeten të tensionuara. Dënimi i hapur i vetë një prej themeluesve të koalicionit vë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e marrëveshjes politike.

Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...