Pse sipas VLEN-it, BDI po bërtet për autostradën Shkup-Bllacë?
SHKUP — Koalicioni VLEN i ka dalë kundër kritikave të BDI-së për autostradën Shkup-Bllacë, duke akuzuar opozitën shqiptare se zhurma e saj vjen pse trasa e re e autostradës nuk kalon nëpër tokat që BDI i kishte blerë me shpresën e përfitimit nga shpronësimi.
Në një deklaratë të VLEN-it thuhet se për 24 vjet BDI nuk e ka realizuar këtë projekt, ndërsa tani që qeveria e re po avancon me një zgjidhje profesionale, BDI po përpiqet ta bllokojë. VLEN-i thekson se për herë të parë përfitues nga autostrada do të jenë qytetarët dhe ekonomia, e jo interesat partiake.
Sipas VLEN-it, autostrada tregon dallimin mes 24 vjetëve të premtimeve të BDI-së dhe 24 muajve të punës së qeverisë. Nga BDI nuk ka pasur ende përgjigje ndaj këtyre akuzave.
Burim: Almakos_, https://almakos.com/vlen-autostrada-nuk-kalon-te-tokat-e-tyre-prandaj-po-bertasin/ — Redaksia ZHURMA_
Discussion in the ATmosphere