Pse PD e quan të rreme deklaratën e komisioneres Kos?
TIRANË — Partia Demokratike reagoi sot ndaj deklaratës së Komisioneres për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Marta Kos, duke e quajtur atë të bazuar në "informacione të rrejshme paraqitur nga miku i saj Edi, dhe jo në realitetin ekzistues në vend".
Sipas PD-së, deklarata e Kos injoron "krizën e rëndë që ka mbërthyer Shqipërinë". Partia Demokratike thekson se ajo i shërben Edi Ramës dhe jo zgjidhjes së krizës, por përkundrazi e acaron dhe e thellon atë.
PD-ja shpreh mbështetje të plotë për pesë kërkesat e protestuesve si kushte për zgjidhjen paqësore të krizës. Nga Brukseli, Kos konfirmoi dje se Komisioni Europian ka marrë garanci nga qeveria shqiptare për një vlerësim të plotë të ndikimit në mjedis dhe respektimin e standardeve europiane.
Komisionerja shtoi se ky proces është "juridikisht dhe politikisht detyrues" dhe i nënshtrohet monitorimit të vazhdueshëm, çka përbën "garancinë më të fortë" për mjedisin. PD-ja e kundërshton këtë qasje, duke e parë si mbulesë për krizën politike në vend.
Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere