External Publication
Visit Post

Vdes në Itali aktori Gjergji Lala, 79 vjeç

Zhurma Press June 17, 2026
Source

TIRANË — Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i kinematografisë shqiptare, Gjergji Lala. Ai ndërroi jetë në një spital në Itali, pas një sëmundjeje prej të cilës vuante prej kohësh.

Publiku e kujton Lalën veçanërisht për rolin e Mihal Gramenos, në krah të Timo Fllokos, te filmi "Liri a Vdekje" (1979) i regjisorëve Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj. Filmografia e tij përfshin "Kush vdes në Këmbë" (1985), "Lumi që nuk shteron", "Gjurmë në kaltërsi", "Nusja dhe shtetrrethimi" e "Dy krisma në Paris".

Lindi në Lushnjë në 1947. Prej vitesh jetonte në Itali, ku u aktivizua vazhdimisht në filma dhe telefilma. Vlen të përmendet pjesëmarrja e tij në "House of Gucci" të Ridley Scott, krahas Al Pacinos e Adam Driver. Filmi i fundit ku dha kontributin e tij ishte "Palazzina Laf" (2023).

Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...