{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreidndrahq43onpr6xfmaehmf26sa274q5fqit4v2b4hfz4x4syg5e4",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3moi4znpjjng2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreicjixy5mf3nszkzwcjm5pyloe2sqtmwo5ulpjtfdzl5zdsylpynzu"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 75122
},
"description": "Çfarë e lidhte Lalën me kinematografinë italiane dhe rolin e tij te 'House of Gucci'?",
"path": "/vdes-gjergji-lala-aktori-mihal-gramenos/",
"publishedAt": "2026-06-17T10:44:39.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Timo Fllokos",
"ATSH"
],
"textContent": "TIRANË — Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare aktori i kinematografisë shqiptare, Gjergji Lala. Ai ndërroi jetë në një spital në Itali, pas një sëmundjeje prej të cilës vuante prej kohësh.\n\nPubliku e kujton Lalën veçanërisht për rolin e Mihal Gramenos, në krah të Timo Fllokos, te filmi \"Liri a Vdekje\" (1979) i regjisorëve Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj. Filmografia e tij përfshin \"Kush vdes në Këmbë\" (1985), \"Lumi që nuk shteron\", \"Gjurmë në kaltërsi\", \"Nusja dhe shtetrrethimi\" e \"Dy krisma në Paris\".\n\nLindi në Lushnjë në 1947. Prej vitesh jetonte në Itali, ku u aktivizua vazhdimisht në filma dhe telefilma. Vlen të përmendet pjesëmarrja e tij në \"House of Gucci\" të Ridley Scott, krahas Al Pacinos e Adam Driver. Filmi i fundit ku dha kontributin e tij ishte \"Palazzina Laf\" (2023).\n\n_Burim:_ ATSH\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Vdes në Itali aktori Gjergji Lala, 79 vjeç",
"updatedAt": "2026-06-17T10:44:39.893Z"
}