External Publication
Visit Post

Pse lëshoi Gjermani urdhërarrest evropian për 16-vjeçarin kosovar?

Zhurma Press June 16, 2026
Source

GÖTTINGEN — Hetuesit gjermanë kërkojnë një të dyshuar 16-vjeçar nga Kosova pas të shtënave me armë zjarri ndaj një polici në Göttingen. Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Weender Landstraße/Weender Tor, transmeton albinfo.ch.

Ai dyshohet se e ka qëlluar policin gjatë një përballjeje midis dy familjeve të gjera rivale, të dyja të njohura për policinë. NDR raporton se familja e adoleshentit është nga Kosova. Një urdhërarrest evropian është lëshuar për të me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, tha një zëdhënës i prokurorisë për n-tv/dpa dhe NDR.

Polici u plagos rëndë dhe mbetet në kujdes intensiv, por jeta e tij nuk konsiderohet më në rrezik. I dyshuari iku nga vendi i ngjarjes; nuk është e qartë nëse është ende në Gjermani apo është arratisur jashtë vendit. Policia nisi kërkim në shkallë të gjerë me helikopter, duke rrethuar zonën e Weender Tor. Sipas policisë, nuk kishte rrezik për publikun.

Arma e përdorur nuk është gjetur ende. Arsyet e grindjes dhe roli i saktë i 16-vjeçarit mbeten nën hetim.

Burim: Klan Kosova_,_ albinfo.ch_,_ NDR — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...