Sa kushton karburanti sot në Kosovë?
Zhurma Press
June 16, 2026
PRISHTINË — Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e reja të derivateve për 16 qershor. Nafta shitet me 1.49 euro për litër, një cent më lirë se dje. Benzina mbetet e njëjtë: 1.39 euro për litër. Gazi likuid i petrolit (LPG) kushton 0.67 euro për litër.
Ulja e vetme është tek nafta, ndërsa benzina dhe gazi nuk pësojnë ndryshim. Çmimet vlejnë për të gjitha stacionet e karburantit në vend.
Burim: RTV21 — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere