External Publication
Visit Post

MINT njofton çmimet tavan: Nafta 1.52 euro, benzina 1.39 euro

Zhurma Press June 13, 2026
Source

PRISHTINË — Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme. Sipas njoftimit zyrtar të këtij dikasteri, nafta do të shitet me çmim maksimal prej 1.52 euro për litër, ndërsa benzina ka tavanin prej 1.39 euro për litër.

Për konsumatorët e gazit, çmimi tavan i caktuar nga ministria është 0.67 euro për litër. Këto çmime zyrtare hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e ditës së sotme dhe do të vlejnë deri në të njëjtën kohë të ditës së nesërme.

Burim: RTV21 — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...