External Publication
Visit Post

Si po i mashtron një grua shitësit në Mitrovicë?

Zhurma Press June 16, 2026
Source

MITROVICË — Një rast i pazakontë raportohet se po ndodh tash e sa ditë në Mitrovicë, ku bizneset dyshohet se janë në hall nga një grua që po i mashtron shitësit duke iu shkaktuar dëme prej qindra eurosh.

Detajet i ka dhënë gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku, transmeton Klan Kosova.

“Nuk e di a t’i referohem si hajdute apo mashtruese”, tha Boshnjaku. Gruaja futet në biznese, blen një produkt për 2.50 euro, ia jep punëtorit 100 euro dhe 0.50 euro për ta balancuar. Ajo i mban paratë para çantës, duke hutuar shitësin me muhabet “jashtëzakonisht profesional”. Në ndërkohë, fut 100 eurot në çantë, e trullos shitësin, dhe merr edhe 98 euro të tjera kthim.

Metoda e dyshuar: pagesa me 100 euro, balancim me 0.50 euro, pastaj kthimi i 98 eurove shtesë nga shitësi i hutuar. Dëmi vlerësohet në qindra euro për bizneset e qytetit.

Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...