External Publication
Visit Post

Shkëndija e Haraçinës përforcohet me brazilianin Mateus Lemos

Zhurma Press June 15, 2026
Source

HARAÇINË — KF Shkëndija Haraçinë 77 ka prezantuar përforcimin e parë për sezonin e ri në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Futbollisti brazilian Mateus Lemos i është bashkuar familjes së Shkëndijës, duke u bërë kështu goditja e parë e merkatos për këtë sezon. Klubi e bëri të ditur përmes një njoftimi. Mateus Lemos vjen me përvojë nga futbolli vendor dhe ndërkombëtar. Ai më herët ka mbrojtur ngjyrat e FK Vardar, ndërsa me Makedonija Gjorçe Petrov fitoi Kupën e Maqedonisë. Në njoftim, Shkëndija shprehet me ambicie. "Me shumë përkushtim dhe ambicie, vazhdojmë ndërtimin e një ekipi konkurrues për sfidat e reja. Suksese Mateus, bashkë drejt objektivave të reja!"

Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...