{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreico4ah2rexbnuamtygo6cxlofds2pxunnc6rojbaqc54f6ho2y36u",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mododlobr6z2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreihblo4in6v4k2onph32ccp4xhhes4sx7kgg3d3a3kozqqwevkiz64"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 121324
  },
  "description": "Çfarë sjell Mateus Lemos te Shkëndija e Haraçinës?",
  "path": "/shkendija-e-haracines-perforcohet-me-brazilianin-mateus-lemos/",
  "publishedAt": "2026-06-15T16:11:07.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Tetova Sot"
  ],
  "textContent": "HARAÇINË — KF Shkëndija Haraçinë 77 ka prezantuar përforcimin e parë për sezonin e ri në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Futbollisti brazilian Mateus Lemos i është bashkuar familjes së Shkëndijës, duke u bërë kështu goditja e parë e merkatos për këtë sezon. Klubi e bëri të ditur përmes një njoftimi. Mateus Lemos vjen me përvojë nga futbolli vendor dhe ndërkombëtar. Ai më herët ka mbrojtur ngjyrat e FK Vardar, ndërsa me Makedonija Gjorçe Petrov fitoi Kupën e Maqedonisë. Në njoftim, Shkëndija shprehet me ambicie. \"Me shumë përkushtim dhe ambicie, vazhdojmë ndërtimin e një ekipi konkurrues për sfidat e reja. Suksese Mateus, bashkë drejt objektivave të reja!\"\n\n_Burim:_ Tetova Sot\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Shkëndija e Haraçinës përforcohet me brazilianin Mateus Lemos",
  "updatedAt": "2026-06-15T16:11:08.200Z"
}