Çfarë thotë Jakimovski për spekulimet e arratisjes nga Maqedonia?
SHKUP — Ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, ka hedhur poshtë spekulimet se mund të largohet nga Maqedonia për të shpëtuar nga dënimi me burg. Në emisionin „Во центар“ ai deklaroi se nuk e sheh veten në skenarin e ish-kryeministrit Nikola Gruevski, i cili u arratis para se të vuante dënimin.
„Ku do të ikja? Pse do të ikja? Kurrë nuk kam menduar për një gjë të tillë, çfarëdo qoftë dënimi“, tha Jakimovski. Ai shtoi se do ta respektojë çdo vendim gjyqësor, edhe pse e konsideron rastin e konstruktuar politikisht. „Prej varrit nuk kthehesh, prej burgut kthehesh“, përfundoi ai.
Jakimovski zbuloi gjithashtu se ka probleme shëndetësore — është operuar nga kanceri në mushkëri dhe në dhjetor duhet të shkojë për kontroll në Vjenë — por theksoi se kjo nuk është arsye për t'u larguar. Ai vlerësoi se sulmet politike ndaj tij lidhen me frikën nga rezultati i tij në zgjedhjet lokale të ardhshme në Karposh.
Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere