External Publication
Visit Post

Pse po kërkon Stevço Jakimovski shtyrjen e dënimit me burg?

Zhurma Press June 12, 2026
Source

SHKUP — Ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, pritet të kërkojë shtyrjen e ekzekutimit të dënimit me burg, pasi Gjykata Penale e ka njoftuar që më 2 korrik duhet të paraqitet në Burgun e Shkupit. Lajmi është konfirmuar nga vetë ai dhe nga avokati i tij, Viktor Cvetkovski.

Avokati Cvetkovski deklaroi se Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve parashikon mundësi ligjore për shtyrje për arsye shëndetësore. Ligji lejon shtyrjen për trajtim spitalor të sëmundjeve të rënda ose probleme familjare, me kusht që kërkesa të dorëzohet brenda tre ditëve nga pranimi i aktit të paraqitjes.

Në rastet kur kërkesa bazohet në gjendjen shëndetësore, shtyrja mund të zgjasë deri në përfundimin e trajtimit mjekësor. Megjithatë, i dënuari është i detyruar ligjërisht të paraqesë dëshmi për gjendjen e tij shëndetësore çdo 30 ditë pranë autoriteteve përkatëse për të vërtetuar nevojën e shtyrjes.

Dënimi prej një viti burg për Jakimovskin, lidhur me ndërtimin e objektit komunal në Karposh, u bë i formës së prerë nga Gjykata e Apelit. Atij i kanë mbetur rreth shtatë muaj burgim në Shutkë, pas llogaritjes së pesë muajve paraburgim, teksa ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Supreme.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...