Djali sulmon babanë me mjet të mprehtë në Koritë
Zhurma Press
June 11, 2026
TETOVË — Një rast tjetër i dhunës familjare u regjistruar pas mesnate në fshatin Koritë, njofton Tetova Sot. Një 61-vjeçar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij, i identifikuar me inicialet Sh.A.
Sipas denoncimit, i dyshuari e ka kërcënuar babanë me një mjet të mprehtë dhe i ka dëmtuar telefonin celular. Policia e gjeti dhe e arrestoi të dyshuarin menjëherë pas denoncimit. Ndaj tij do të pasojnë procedurat ligjore përkatëse.
Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere