External Publication
Visit Post

Shkëndija U17 shpallet kampione në Tiranë

Zhurma Press June 15, 2026
Source

TIRANË — Ekipi U17 i Shkëndijës u shpall kampion në turneun ndërkombëtar “Mati Sports Events” në Tiranë, nën drejtimin e trajnerit Ismail Ismaili. Kuqezinjtë e rinj zhvilluan një turne pothuajse perfekt, duke u kurorëzuar kampionë pas fitores 2-0 në finale ndaj Vorës, me golat e Fisnik Amitit dhe Amar Akikit.

Shifrat flasin qartë për dominimin e Shkëndijës U17. Skuadra realizoi plot 16 gola, ndërsa pranoi vetëm një, duke dëshmuar punën e madhe që është bërë në aspektin taktik dhe fizik nga stafi teknik i udhëhequr nga Ismail Ismaili.

Finalja kishte edhe një moment të veçantë emocional, pasi para fillimit të ndeshjes u intonua himni kombëtar, duke i dhënë ngjarjes një atmosferë festive dhe patriotike. Ky trofe konsiderohet një tjetër dëshmi e punës së suksesshme që po zhvillohet në akademinë e Shkëndijës, ku trajnerë si Ismail Ismaili po kontribuojnë në formimin e brezave të rinj.

Me këtë sukses në Tiranë, Ismail Ismaili dhe talentët e tij kanë dërguar një mesazh të qartë: Shkëndija vazhdon të mbetet një nga adresat më serioze për zhvillimin e futbollistëve të rinj në rajon, duke ndërtuar të ardhmen e klubit dhe futbollit shqiptar.

Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...