External Publication
Visit Post

Vrasje në Mirditë, 45-vjeçari gjendet i vdekur në automjet

Zhurma Press June 15, 2026
Source

MIRDITË — Një 45-vjeçar, me iniciale V. Ll., u gjet i vdekur në mëngjesin e 15 qershorit në fshatin Shkorret. Trupi i tij u zbulua brenda automjetit në aksin rrugor Reps–Spaç, rreth orës 07:10, dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri, duke ngritur alarmin në zonë.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, është ngritur menjëherë dhe po punon për fiksimin dhe administrimin e çdo prove për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Grupit i ka rënë detyra e dokumentimit ligjor të ngjarjes dhe identifikimit të autorit. Zona e aksit Reps–Spaç mbetet nën kontroll të shtuar policor dhe priten detaje të tjera në orët në vijim.

Burim: ABC News — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...