Pse katër ministri të reja të qeverisë 'Kurti 3' kanë mbetur pa buxhet?
Zhurma Press
June 14, 2026
PRISHTINË — Katër ministritë e reja të formuara në kuadër të qeverisë “Kurti 3” kanë mbetur pa buxhet, pasi moskonstituimi i Kuvendit të ri po bllokon rishikimin e tij. Pa këtë rishikim, funksionimi i tyre dhe realizimi i projekteve të planifikuara është vështirësuar tejet mase.
Melos Kolshi nga IKD thotë se pa buxhet të dedikuar puna e tyre është e pamundur, ndërsa rishikimi mbetet kyç për rishpërndarjen e fondeve. Nga kjo situatë po preken edhe komunat, që nuk po mund të marrin miratime financiare nga Ministria e Financave.
Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere