External Publication
Visit Post

Albin Kurti kryeson votat për deputetë në Prishtinë me 40,105 vota

Zhurma Press June 13, 2026
Source

PRISHTINË — Vetëm edhe 10 vendvotime kanë mbetur pa u procesuar në kryeqytet për votat e kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e 7 qershorit. Sipas KQZ-së, janë numëruar 252 nga 262 vendvotime, ose 96.18 për qind. Ky proces pason verifikimin e përfunduar në 37 Qendra Komunale të Numërimit.

Te Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti kryeson bindshëm me 40,105 vota në Prishtinë. Pas tij renditet Glauk Konjufca me 33,836 vota, i pasuar nga Albulena Haxhiu me 21,769 sosh. Hekuran Murati ka siguruar 18,002 vota, ndërsa Donika Gërvalla-Schwarz mbyll pesëshen me 16,470 vota.

Te Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza udhëheq me 14,633 vota, i ndjekur nga Uran Ismaili me 11,930 vota. Ndërkaq, te Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbledhur 14,566 vota, duke lënë pas Doarsa Kica Xhelilin me 13,186 vota dhe Lumir Avdixhikun me 13,144 sosh.

Në taborrin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka marrë 4,113 vota, duke kaluar Ramush Haradinajn që numëron 3,718 vota. Këto shifra paraprake konfirmojnë se kryeqyteti mbetet një bastion i Vetëvendosjes, ku diferenca e votave mes kandidatëve të saj dhe rivalëve është e jashtëzakonshme.

Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...