{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreifhmshl6w2kkw6sablkjxz4rbq3v5v5urd7lodbs3mfuvujwasi74",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mobaolenoeq2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreicex5i7qg6gomfjd677bqdws3wx3tcray4d46pxgzw2zewwymppdy"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 142622
},
"description": "Si ndodhi vetaksidenti tragjik në autostradën „Ibrahim Rugova“ ku humbi jetën një pasagjere?",
"path": "/vdes-nje-grua-ne-vetaksident-ne-autostraden-ibrahim-rugova/",
"publishedAt": "2026-06-14T17:01:23.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Gazeta Express"
],
"textContent": "PRISHTINË — Një vetaksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së dielës në autostradën „Ibrahim Rugova“, në drejtimin Malishevë-Prishtinë, ku si pasojë ka vdekur një grua që po udhëtonte si pasagjere. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:40, ndërsa një burrë ka mbetur i lënduar.\n\nSipas zëdhënëses së Policisë, Arlinda Rexhepi, burri i lënduar po trajtohet në QKUK. Trupi i pajetë i pasagjeres që ndërroi jetë është dërguar në mjekësinë ligjore për autopsi me vendim të prokurorit, ndërsa njësitë përkatëse policore kanë dalë në terren për të hetuar dhe trajtuar rrethanat e këtij vetaksidenti tragjik.\n\n_Burim:_ Gazeta Express\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Një grua vdes në vetaksident në autostradën „Ibrahim Rugova“",
"updatedAt": "2026-06-18T21:48:40.539Z"
}