External Publication
Visit Post

Një person humb jetën në autostradën Ibrahim Rugova

Zhurma Press June 14, 2026
Source

PRISHTINË — Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka fajësuar qeverinë në detyrë për vdekjen e një personi në autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas deputetit, ky aksident fatal ka ndodhur si pasojë e rrugës së papastruar, një problem i njohur dhe i denoncuar vazhdimisht përmes videove dhe presionit publik.

Sadiku deklaroi se kësaj qeverie i ka humbur njerëzillëku e empatia dhe se ajo nuk ka më as moral e as përgjegjësi, por vetëm dashuri për pushtetin. Ai theksoi se pushtetarët nuk kanë arritur ta largojnë një copë dhe prej tri vitesh, duke i quajtur ata “amatera” për këtë neglizhencë.

Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...