Çfarë kërkon Muharremi pas aksidenteve fatale në Autostradën “Ibrahim Rugova”?
Zhurma Press
June 15, 2026
PRISHTINË — Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër pas aksidenteve me fatalitet në Autostradën “Ibrahim Rugova”, duke kërkuar llogari nga Qeveria për mosmirëmbajtjen e rrugëve.
“Edhe sa njerëz të pafajshëm duhet me vdek nëpër rrugë të pamirëmbajtura derisa kjo qeveri e paaftë të i pastrojë e mirëmbajë rrugët si duhet?”, ka shkruar ai.
Muharremi ka kujtuar se aksidentet me fatalitet në këtë autostradë nuk janë raste të izoluara, duke i cilësuar si pasojë e mosveprimit institucional. Ai ka kërkuar veprime të menjëhershme për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.
Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere