25-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Astir
Zhurma Press
June 14, 2026
TIRANË — Një shtetas i ri me inicialet E. K., i moshës rreth 25 vjeç, është gjetur pa shenja jete në lagjen Astir. Trupi i pajetë i të riut është zbuluar brenda ambienteve të banesës së tij më datë 14.06.2026, rreth orës 04:35 të mëngjesit.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Bazuar në të dhënat e para të hetuesve, dyshimet e para për këtë ngjarje janë se shtetasi E. K. mund të ketë pësuar një vdekje natyrale.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave të këtij rasti.
Burim: ABC News — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere