Kush është personi i gjetur pa shenja jete në Gjakovë?
Zhurma Press
June 9, 2026
GJAKOVË — Një person i moshës rreth 86-vjeçare është gjetur pa shenja jete në Gjakovë mëngjesin e së martës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, bëri të ditur se ekipi i emergjencës mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin do të përcaktohen hapat e mëtejshëm të hetimeve.
Burim: Insajderi — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere