External Publication
Visit Post

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Zhurma Press June 13, 2026
Source

SHKUP — LAMM njoftoi të shtunën, më 13 qershor, se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën dhe drejtim të kujdesshëm, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen për segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...